Lajmet e fundit

Alpinistët kosovarë, Nazmi Hasanramaj dhe Arineta Mula nga Klubi Alpin Prishtina, pushtuan Everestin dhe ngritën flamujt kombëtar e shtetëror në majën më të lartë të botës.
Ekspedita e parë e ndërmarrë ndonjëherë nga ndonjë klub kosovar, përfundoi me sukses, pas pothuajse dy muajsh përgatitjesh dhe aklimatizimi rrëzë malit më të lartë në botë, transmeton Klan Kosova.
Kjo arritje është bërë me buxhet minimal.