Lajmet e fundit

Federata e Futbollit të Kosovës, ka prezantuar sot selektorin e ri Bernard Challandes, njofton Klan Kosova.
“Faleminderit për besimin që ma keni dhënë. Për mua është një kënaqësi shumë e madh të punoj për Federatën e Futbollit të Kosovës”, tha Challandes në konferencë për shtyp.
Megjithatë, ai tha se për të është po ashtu sfidë, pasi që përmendi ekipin e ri që e ka Kosova.
“Duhet të punojmë edhe më shumë, dhe të fillojmë të punojmë”.
“Të fitojmë eksperiencë dhe të përparojmë”.
Sipas Challandes, është shumë me rëndësi që kosovarët të jenë të lidhur bashkë.
Ai tha se i njeh mirë futbollistët kosovarë, dhe shtoi se e njeh mentalitetin e tyre.
Challandes ka qenë trajner i klubeve elitare zvicerane si Zurich, Young Boys, Thun dhe nga 2015-ta është edhe skaut i Baselit.