Lajmet e fundit

Në Kuvendin e Kosovës, është mbajtur sot tryeza me temën: Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur - rasti i Kosovës”, për shënimin e 30- gushtit, Ditës Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur.
Tryeza u organizua nga Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione i Kuvendit të Kosovës, si dhe Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Këshilli Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, me qëllim të sensibilizimit, ndërgjegjësimit dhe informimit të drejtë të opinionit vendor dhe ndërkombëtar, për procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.
Gjatë kësaj tryeze u tha se Kosova akoma pret zbardhjen e fatit të 1.666 personave të zhdukur, si pasojë e luftës së vitit 1998-1999, transmeton Klan Kosova.