Lajmet e fundit

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se “Trepça” do të jetë pjesë e negociatave Kosovë – Serbi në Bruksel
Ai ka shtuar se Isa Mustafa dhe qeveria e tij, dështoi ta shndërrojë atë në ndërmarrje publike, që do të ndihmonte shumë në zhvillimin e ekonomisë së vendit.
Ymeri këto deklarata i ka bërë në një konferencë për media, temë e së cilës ishin marrëveshjet e Brukselit për Telekomunikacion e Energji.
Kryetari i Vetëvendosjes e vlerësoi të rëndësishëm kodin telefonik, por tha se ky kod nuk është vetëm i Kosovës.
Pos këtyre, Ymeri hodhi akuza në drejtim të kryeministrit Mustafa, për dështim të plot në zhvillimin ekonomik të vendit.
Kronikë nga Dibran Istrefi.