Lajmet e fundit

Kosova së fundi është pranuar në GPSA (Global Partnership for Social Açountability), duke u mundësuar kështu organizatave të shoqërisë civile (OShC) në vend të aplikojnë në thirrje për propozim dhe të pranojnë fonde për projekte që kanë të bëjnë me përgjegjësinë shoqërore në vend.
“Jam shumë i lumtur që kemi hyrë në programin GPSA të Grupit të Bankës Botërore. Kosova mbetet e vendosur për përmirësimin e qeverisjes, transparencës, dhe përgjegjësisë së institucioneve të saj”, ka thënë ministri Avdullah Hoti, transmeton Klan Kosova.
“E pres me padurim bashkëpunimin tonë të ngushtë me GPSA-në dhe shpresoj që ky program do të përkrahë shumë shpejtë iniciativat rreth përgjegjësisë shoqërore nga OShC-të e Kosovës që synojnë ngritjen e transparencës dhe përgjegjësisë në vendin tonë”, ka shtuar Hoti.
GPSA ka përfaqësim të rëndësishëm në regjionin e EAQ, me tetë shtete pjesëmarrëse, pesë projekte, dy donatorë dhe 11 Partnerë Global. Gjithashtu, GPSA është duke shkuar drejt një qasjeje regjionale në frymën e përgjegjësisë shoqërore strategjike.
Së bashku me Programin për Partneritet për Ujë (PPU) dhe Oxfam-in, GPSA është duke organizuar forumin e saj të parë regjional për përgjegjësinë shoqërore në Taxhikistan. Deri më sot, 51 vende i janë bashkuar këtij programi.