Lajmet e fundit

“Sipas hetimeve, të dyshuarit, gjatë periudhës 2023–2025 duke shfrytëzuar njohuritë e tyre teknologjike dhe duke vepruar nën nofka dhe emra të rremë, kanë siguruar në mënyra të kundërligjshme të dhëna personale, financiare dhe kredenciale. Këto të dhëna më pas janë publikuar në platformën online “LEAKBASE.IO”, me qëllim shitjen dhe përfitimin material, si dhe duke u mundësuar personave të paautorizuar përdorimin e tyre për qëllime kriminale”, tha Policia, raporton Klankosova.tv.
Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar 3 kompjuterë llaptop, 5 shtëpiza kompjuteri, 6 telefona mobilë dhe 2 pajisje memorizuese.
Ky operacion është pjesë e një operacioni ndërkombëtar policor (OP LEAK), i cili është zhvilluar në mënyrë të koordinuar dhe të njëkohshme në këto shtete: SHBA, Britani e Madhe, Australi, Gjermani, Kosovë, Rumani, Poloni, Portugali, Kanada, Malajzi, Greqi, Spanjë, Holandë dhe Belgjikë. /Klankosova.tv