Lajmet e fundit

Republika e Kosovës është pranuar si anëtare e Grupit Këshilldhënës të Kornizës Evropiane të Kualifikimeve me Autoritetin Kombëtar të Kualifikimeve
Ftesa për anëtarësim është rezultat i interesimit dhe inciativës së shprehur nga AKK përmes hartimit të raportit të ndërlidhjes së Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve me Kornizën Evropiane të Kualifikimeve, raport që mundëson krahasimin e kualifikimeve që ofrohen dhe lëshohen në Republikën e Kosovës me kualifikimet e vendeve të BE-së.
Pranimi i Kosovës në këtë mekanizëm hapë rrugën që të bëhet lidhja zyrtare në mes të Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve (KKK) me Kornizën Evropiane të Kualifikimeve (KKK) përmes prezantimit të raportit të referencimit të KKK me KEK, duke mundësuar në këtë mënyrë mobilitetin e fuqisë punëtore, në vendet e BE-së.
KEK është një Kornizë e përbashkët referuese evropiane, e cila i ndërlidh sistemet e kualifikimeve të shteteve të ndryshme Evropiane dhe shërben, si një mjet për t’i bërë kualifikimet më të lexueshme dhe më të kuptueshme nga vendet dhe sistemet e ndryshme, bën të ditur Ministria e Arsimit, transmeton Klan Kosova.