Lajmet e fundit

Kosova është bërë pjesë e Gjykatës së Përhershme të Arbitrazhit.
Këtë lajm e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj në rrjetin social Twitter.
“Jam i lumtur që të prezantoj pranimin e Kosovës në Gjykatën e Përhershme të Arbitrazhit, një hap i rëndësishëm për integrimin në sistemin ndërkombëtar”, ka shkruar ai, transmeton Klan Kosova.