Lajmet e fundit

Don Fatmir Koliqi, zëdhënësi i Ipeshkvisë së Kosovës thotë se Kosova e priti me dashuri zgjedhjen e Papa Leon XIV, i cili u zgjodh sot nga 133 kardinalë që ishin gjithsej.
Në emisionin “Edicioni Special”, Don Fatimiri tha se zgjedhja e papës së ri ishte moment tejet emocionues, po aq dhe i veçantë, transmeton Klankosova.tv.
“Çdo zgjedhje e papës së ri, është moment emocionues. Edhe ne në Kosovë e kemi pritur me brohoritje e dashuri. Kjo konklavë ishte interesante, konklava më e madhe të themi në numër, me 133, edhe pse ishin 135 me të drejtë vote, megjithëse dy kardinalë nuk morën pjesë për shkak të shëndetit të tyre, por ishin nga e gjithë bota”.
“Unë mendoj se ajo surpriza që patëm nga Papa Françesku që erdhi nga Argjenita, edhe ky konklav ishte një surprizë, dhe prapë papa mbetet i zgjedhur në kontinentin amerikan”, tha ai.
Sipas Koliqit, ky papë do ta çojë Kishën Katolike përpara.
Ndërsa shton se politika nuk ka gisht në zgjedhjen e Papa Leon XIV.
Po ashtu, zëdhënësi i Ipeshkvisë tha se fjalimi i parë i Papa Leon XIV ishte jashtëzakonisht i rëndësishëm.
“Fjalimi i tij që ishte i pari nga lozha, ishte një indikacion jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse e nisi me fjalën ‘paqja’”.