Lajmet e fundit

Zëvendësministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka qëndruar sot në Qendrën e Azilit në Magure të Lipjanit.
“Në kuadër të kësaj vizite, pashë për së afërmi kushtet në të cilat qëndrojnë azil-kërkuesit në këtë Qendër, dhe u prita nga udhëheqësi i kësaj qendre, z. Fitim Zariqi”, ka thënë Svecla përmes Facebook, transmeton Klan Kosova.
“Më këtë rast, ofrova përkrahjen time si zëvendësministër dhe të MPBAP-së, për të mbështetur nevojat emergjente që ka kjo Qendër, me qëllim të përgatitjes për çfarëdo fluksi që mund të ketë Kosova nga azilkërkuesit”.
Ai ka thënë se janë bërë përgatitje në rast se Kosova ballafaqohet me emigrant.
“Gjithashtu, është bërë vlerësimi i kapaciteteve të menaxhimit të fluksit të mundshëm të emigrantëve, duke marrë parasysh tendencat e fundit të imigrantëve në shtetet e ndryshme të Bashkimit Evropian dhe gatishmërinë që ka Republika e Kosovës me kapacitetet e saja, në rast se do të ballafaqohemi me një krizë të mundshme”.