Lajmet e fundit

Privatizimi i Postës dhe Telekomit të Kosovës ka dështuar dy herë tashmë, njofton Klan Kosova.
Nga ky proces Kosova ka gjasa të mëdha të dalë edhe e humbur, me një shumë të konsiderueshme parash.
Kompania fituese AXOS, po kërkon dëmshpërblim prej 50 milionë eurosh nga shteti i Kosovës, për shkak të neglizhencave.
E qeveria ka angazhuar kompani për ta mbrojtur veten në qendrën ndërkombëtare për zgjidhjen e kontesteve investive.
Temën e orës ne Ora e Fundit ka në fokus pikërisht (mos)privatizimin e PTK-së dhe hapat që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës për ta shitur.