24.06.2016 · përditësuar para 3690 dite1 min lexim
Ministri i Integrimit Europian, Bekim Çollaku, ka deklaruar në Info Magazine në Klan Kosovës se pas daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, rruga e Kosovës drejt BE-së nuk ka pse të ndryshojë dhe nuk do të ndryshojë.
“Tek ne nuk duhet të ketë dilema për rrugën tonë, drejt Bashkimit Europian”, ka thënë Çollaku.
Madje Çollaku ka pohuar se largimi i ishullit nga kontinenti nuk ka kurrfarë ndikimi tek proceduar e Kosovës drejt anëtarësimit.
“Për ne nuk do të ketë kurrfarë efekti largimi i Bashkimit Europian dhe dinamika e deritanishme është shumë e kënaqur”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.