Kryeministri Albin Kurti dhe homologia serbe Ana Bërnabiq tashmë ndodhen në hapësirat e ndërtesës ku do të mbahet Samiti i Berlinit.
Gazetari Besnik Tahiri në një lidhje direkte nga Berlini, ka bërë të ditur se kjo është ndër platformat e rralla të Bashkimit Evropian, ku Kosova paraqitet si shtet i barbarët.
“Natyrisht këtu do të jetë në kryeqendër edhe dialogu Kosovë-Serbi për shkak se tash e dy muaj Gjermania bashkë me Francën kanë propozuar një lloj marrëveshje për t’i zgjidhur shumicën e problemeve që i kanë Kosova dhe Serbia”.
“Serbia këtu përfaqësohet nga kryeministrja Ana Bërnabiq, për shkak se presidenti Aleksandar Vuçiq ka refuzuar që të marrë pjesë në një takim të tillë, kjo duke e ditur se priten përgjigje për planin franko-gjerman nga Vuçiq dhe nga Kurti”.
“Kjo është një nga platformat e rralla diplomatike në BE, ku Kosova paraqitet e barabartë duke e parë që aty në hyrje ndërtesës së kancelarisë është i vendosur flamuri i republikës së Kosovës”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.