Lajmet e fundit

Avokati Ariantit Koci ka thënë se Kosova është para vdekjes klinike.
Ai në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se Kosova është jofunksionale dhe kuk ka dyshim.
"Nuk ka konsensus politik për asgjē! Madje edhe për çështjet më madhore kombëtare.
Në këtë situatë kemi ardhur për shkak se çdo gjë është politizuar".
"Liderët, me vite të tëra e kanë kultivuar ndarjen: partiake, regjionale, kombëtare, fetare dhe çdo lloj ndarje tjetër. Ja kanë arritur. Jemi të përçarë!"
"Partitë politike dhe liderët e tyre e kanë fajin kryesor për këtë situatëMadje, sa më e madhë partia, përgjegjësia është më e madhe!", ka shkruar ai, transmeton Klan Kosova.