Lajmet e fundit

Kandidati i djathtë për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova ka bërë këtë të martë deklaratën e parë pas numërimit të pjesës më të madhe të votave, që i japin fitoren e padiskutueshme rivalit të tij, Erjon Veliaj.
Në fjalën e tij, Kosova ka falenderuar stafin e fushatës për mbështetjen, ndërsa nuk ka ngurruar ta uroj kandidatin fitues.
“Falenderoj ata të rinj e të reja që vajtën derë më derë në shtëpitë e qytetarëve. Falenderoj ekipin tim të fushatës që punoi me përkushtim. Uroj Erjon Veliajn për fitoren dhe shpresoj se ai do t'i mbajë premtimet e bëra”, ka thënë Kosova, transmeton Top Channel..