Lajmet e fundit

Kosova nuk është shtet, për shkak se atje nuk ka ligj e drejtësi as për shqiptarët e as për serbët dhe jo të gjithë që jetojnë në Kosovë e pranojnë shtetësinë e saj, është shprehur Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale në Serbi, Aleksandar Vulin.
Duke komentuar mbi përvjetorin e pavarësisë së Kosovës dhe protestave në Prishtinë, Vulin ka thënë se kjo më së miri e dëshmon se një territor s’mund të bëhet shtet vetëm pse dikush thotë ashtu.
Problemi qëndron në faktin se fuqitë e mëdha nuk janë të gatshme që ta pranojnë se kanë bërë gabim duke e njohur një territor që nuk është shtet e kurrë s’do të bëhet, duke njohur diçka që është e bazuar në forcë e dhunë, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.
Serbia dhe qeveria e Kryeministrit Aleksandar Vuçiq nuk do ta njohin kurrë pavarësinë e Kosovës.