Lajmet e fundit

Policia e Kosovës dhe misioni i OSBE-se në Kosovë do të organizojnë një konferencë rajonale me 23 qershor në Prishtinë me temë Policimi në Bashkësi dhe Krijimi dhe Përdorimi Efikas i Forumeve për Siguri në Bashkësi.
Ekspertë ndërkombëtar të policimit në bashkësi dhe sigurisë publike do të ndajnë përvojat e tyre me kolegë nga Beogradi, Podgorica, Prishtina, Shkupi, Tirana dhe Zagrebi, si dhe me përfaqësues të institucioneve dhe shoqërisë civile.