FIFA ka publikuar renditjen më të re për muajin qershor, pas angazhimeve të Kombëtareve në ndeshjet miqësore. Kosova ka përmirësuar pozicionin në ranglistë duke u ngritur nga vendi i 97-të në të 95-in, raporton Klankosova.tv. Dy fitoret radhazi ndaj Armenisë dhe Ishujve Komore i kanë sjellë “Dardanëve” dy pikë pozitive në tabelën botërore. Në të kundërtën, Shqipëria ka shënuar një rënie të lehtë, nga pozita e 66-të ka zbritur në vendin e 68-të.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LE
SHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.