Lajmet e fundit

Policia e Kosovës nesër do të shkatërrojë një numër të madh të armëve të vogla dhe të lehta.
Ky aktivitet organizohet nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe mbështetet nga Zyra Qendrore për Kontrollin e Armëve të Vogla dhe të Lehta (SEESAC), Zyra e Jashtme Gjermane dhe Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara.
Shkatërrimi do të organizohet nga Policia e Kosovës në orën 10:00 në Ferizaj, transmeton Klan Kosova.