Lajmet e fundit

Nesër në Budapest të Hungarisë do të mbahet Kongresi i 40-të i zakonshëm i UEFA-së, njofton Klan Kosova.
Gazetari i Klan Kosovës, Naim Selmani që po qëndron në Budapest, ka thënë se Kosova ka shpresa të mëdha për pranimin e Kosovës në UEFA.
"Ka shpresa të mëdha se nesër do te ketë një lajm të mirë për pranimin e Kosovës në UEFA".
" Mbledhja e kongresit do të nis nga 9:30 dhe përfundon rreth orës 12:00"
"Pala kosovare do të presë lajm pozitiv dhe shpresojmë se do të marrin 28 vota nga 54 shtete për pranimin e kosovës në UEFA".