Lajmet e fundit

Është zgjedhur një nga zyrat e vogla të Selisë së Bashkimit Evropian në Strasburg, por Isa Mustafa e Federika Mogerini aty u takuan për një të arritur të madhe të Kosovës, njofton Klan Kosova.
Megjithëse pa flamurin dhe me Kosovën me fusnotë, marrëveshja që nënshkruan është kontrata e parë midis Prishtinës dhe Brukselit.
Kryeministri, veç falënderimit, shfaqi edhe shpresat për hapat e ardhshëm për kosovarët drejt Europës.
Nga ana e saj, përfaqësuesesja e lartë të BE-së marrëveshjen e quajti "rezultat të punës së përbashkët"
E për komisionarin për zgjerim në BE-së, Johanes Hahn, kjo ujdi është njëra ndër me të kërkuarat që ka nënshkruar ndonjëherë. Ai e vlerësoi historik nënshkrimin e këtij dokumenti.
Marrëveshja e nënshkruar në Francë pritet të hyjë në fuqi në pjesën e parë të vitit të ardhshëm pasi të miratohet në Parlamentin Evropian, ndërkohë që duhet ratifikim edhe në Parlamentin e Kosovës.
Kronikë e Kosovë Gjocit.