Lajmet e fundit

Uji mbuloi një pjesën të madhe të Gjakovës.
Bile një person edhe humbi jetën si pasoj e vërshimeve në këtë vend.
Sipas zëdhënësit të policisë Kristë Gjokaj, një 67 vjeçar ka rënë në një përroskë në fshatin Pushavec dhe uji e barti trupin e tij për rreth 1 kilometër.
E para e Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, tha se situata është nën kontrolle, veçse shtimi i të reshurave mund të ndikojë në përkeqësim të situatës.
Shiu që nuk u ndal gjatë gjithë ditës së hënë, solli sasi të mëdha uji edhe në pjesë të tjera të Kosovës.
Nga gjithandej vendit në adresë të Klan Kosovës kanë arritur informata e pamje rreth vërshimeve, njofton Klan Kosova.
Rrugët janë vështirë të kalueshme në qytetin e Suharekës, ndërsa gjendja nuk është fare e mirë as në fshatrat përreth.
Pasditen e së hënës, shiu bllokoi edhe dy rrugë të Malishevës.
Këtu uji depërtoi edhe në disa shtëpi.
Zyrtarët komunalë u bënë thirrje qytetarëve që të mos lëvizin pa nevojë.
Edhe automjetet nëpër Skenderaj u dashtë të lëvizin nëpër ujë.
Hiç më mirë nga përmbytjet nuk shpëtoi as komuna fqinje, Drenasi.
Por edhe të tjera qytete si Klina, Vitia, Ferizaj e Vushtrria u prekën nga nivel I madh I ujit.
E as kryeqyteti nuk kaloi pa u prekur.
Pasditen e së hënës lagja e Spitalit pati telashe.
Si pasojë e reshjeve, që pritet të ndalen të martën, në autostradën Ibrahim Rugova rrëshqiti edhe dheu.
Kronikë nga Fillojeta Konjuhi.