Lajmet e fundit

Gazetari Gazmend Syla, Drejtori i Informacionit në Klan Kosova, i cili po qëndron në Paris prej nga po raporton për takimin e Këshillit Ekzektutiv të UNESCO-s, ka thënë se anëtarësia e Kosovës në këtë agjenci të Kombeve të Bashkuara tanimë është pothuajse e sigurt.
“Vendimi i sotëm është vendim i Bordit Ekzekturiv të UNESCO-s, është cilësuar si një gjysmëfinale e madhe, e finalja është pothuajse e garantuar”
“Pas votimit të sotëm, rrallë herë ndodh që konferenca së cilës i dërgohen rekomandimet e Bordit Ekzekutiv, t’i refuzojë ato”, ka thënë Syla gjatë një lidhjeje direkte në emisionin Info Magazine në Klan Kosova.