Lajmet e fundit

Përkrahjen e anëtarësimit të Kosovës në UNESKO drejtuesit e kishës katolike e treguan nëpërmjet nënshkrimi të një dokumenti të përbashkët.
E këtë mbështetje e rikonfirmuan edhe të hënën, kur e pritën mysafir zëvendësministrin e Kulturës, Rinisë e Sportit, Rexhep Hoti.
Megjithatë Ipeshkvia e Kosovës përpos mbështetjes së saj, po shihet edhe si ndërmjetësuese në mes institucioneve kosovare dhe Vatikanit.
Veç kishës katolike, pranimin e Kosovës në UNESCO e përkrahin edhe bashkësitë tjera fetare, transmeton Klan Kosova.
Përjashtim ka bërë vetëm ajo ortodokse.
Kronikë nga Linda Dedinca.