Lajmet e fundit

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka thënë se Serbia është duke zhvilluar një betejë të vështirë në UNESCO për të parandaluar pranimin e Kosovës në këtë organizatë.
Kryediplomati serb i cili po merr pjesë në sesionin e 70-të jubilar të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ka theksuar poashtu se Serbia se e ka të vështirë të pengoj pranimin e Kosovës në këtë organizatë pasi sipas tij shumica e vendeve anëtare të UNESCO-s, janë vende që tashmë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës
Daçiq gjatë një takimi që pati dje me ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të UNESCO-s, u ka thënë atyre se trashëgimia kulturore serbe në Kosovë ndodhet në një gjendje shumë të rëndë, raportojnë mediat serbe.