Lajmet e fundit

Në Info Magazine është duke u diskutuar me ekspertin e cështjeve të sigurisë, Arben Qirezi, në lidhje me sulmin terrorist në aeroportin “Ataturk" në Stamboll.
Ai ka thënë që Kosova duhet të rrisë nivelin e sigurisë për shkak të afërsisë që ka Stambolli me Prishtinën.
“Ekziston rreziku permanent edhe pse nuk ka pasur kërcënime të drejtëpërdrejta. Mendoj që sa herë të ketë sulme të tilla në afërsi, si është Stambolli, duhet të shtohen masat e sigurisë duke përfshirë policinë, ushtrinë dhe shërbimet e intelegjencës”.
“Nuk do të kishte logjik që ISIS të ndërmerrte sulme në Kosovë nëse dëshiron që të përfitoj njerëz”.
Sipas tij këto organizata terroriste e kanë arritur qëllimin e tyre, pra të fusin frikë në secilin vend demokratik.
“Përmes frikës ata tentojnë që të fitojnë bindjen e njerëzve. Mendoj që kanë arritur që të mbjellin frikë në botën demokratike, jo që e kanë bllokuar botën demokratike mirëpo frika ekziston aty”.