Lajmet e fundit

Në rubrikën e pikturimit të emisionit “Ora e Mbrëmjes” në Klan Kosova, i ftuar ishte aktori kosovar Armond Morina.
Për rreth 50 minutave sa i kishte ne dispozicion, ai e pikturoi një punim interesant, për të cilin tha se pasqyronte gjendjen emocionale momentale të tij.
Ai po ashtu shtoi se piktura e tij, e cila sipas tij pa dashje ka dalë si një embrion, e paraqet shpirtin e zi, fashizmin dhe ngjyrat që e simbolizojnë Kosovën.
Rreth kësaj rubrike Morina është shprehur se e ka pranuar ftesën me kënaqësi, edhe pse me humor fillimisht e pranoi se e ka pasur ndjenjën si të gatimit.
Punimet e të ftuarve të kësaj rubrike do të vendosen në ankand dhe mjetet e grumbulluara nga shitja e tyre do të përdoren për bamirësi.