Së fundmi u mbajt Panairi i Librit në Leipzig, i cili është ndër më të mëdhenjtë në Evropë.
Aty mori pjesë edhe Kosova për të cilën ishte hera e katërt që është pjesë e tij.
Në stendën e Kosovës u ekspozuan 100 tituj, teksa u bënë dhe tri prezantime: Letërsia nga Kosova nga Qerim Ondozi dhe Feride Berisha, Kujtesa individuale dhe kolektive nga Ag Apolloni, si dhe në ditën e fundit Gjuha, migrimi dhe letërsia në Kosovë nga Jehonë Kicaj dhe Blerina Rogova Gaxha.
Për të folur për këtë ngjarje në studion e KultOrës ishte Durim Hasaj nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës.
https://www.youtube.com/watch?v=DhMfeA0kqrs
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.