Lajmet e fundit

Delegacioni i Kuvendit të ë Kosovës i përbërë nga nën-kryetarët Xhavit Haliti dhe Aida Dërguti po merr pjesë në punimet e Sesionit të Parë të Rregullt 2016 të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg, nga data 25-29 Janar.
Gjatë kësaj kohe, delegacioni i legjislativit kosovar është takuar me delegacione të ndryshme nga Shqipëria, Suedia, Gjermania, Italia, Franca, Turqia, Maqedonia, Sllovenia dhe Hungaria. Temat e takimeve janë zhvilluar kryesisht lidhur me votimin e rezolutës me temë ‘Situata në Kosovë dhe roli i Këshillit të Evropës’ me raportues Agustin Conde.
Duke pas parasysh që Kuvendi i Kosovës nuk gëzon status të anëtarit në këtë institucion, delegacioni i Kuvendi të Kosovës ka lobuar fuqimisht që përmes delegacioneve tjera të paraqet amandamentet të cilat synojnë të shfuqizojnë amandamentet e Serbisë.
"Amandamentet do të propozohen dhe argumentohen nga delegacioni i Shqipërisë dhe Suedisë. Ndërsa delegacionet tjera kanë konfirmuar që do të mbështesin Kosovën në ço hap të zbatimit të ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, me synim që raporti që del nga Këshilli i Evropës të tregojë situatën reale në Kosovë" bëhet e ditur në njoftim të parlamentit të Kosovës, transmeton Klan Kosova.
Rezoluta për Kosovën, fillimisht është diskutuar sot në Komisionin për Çështje Politike dhe Demokraci, dhe pas debatit do të votohet në sesion.