24.07.2016 · përditësuar para 3660 dite1 min lexim
E diela është shpallur ditë zie në Kosovë, pasi që në mesin e nëntë viktimave të Mynihet që u vranë nga një 19 vjeçar ishin edhe tre shqiptarë, njofton Klan Kosova.
Vendimin për këtë e mori presidenti i vendit, Hashim Thaçi, të cilin e kumtoi përmes profilit të tij në Facebook të shtunën.
Të dielën, publiku u njoftua nga zyra e presidentit edhe përmes një komunikate për media.
Ky vendim i të parit të shtetit u mbështetën edhe qytetarët.
Flamuri i shtetit të Kosovës, qëndroi në gjysmë shtizë në të gjitha institucionet e vendit gjatë gjithë ditës së diel.
Kronikë nga Merita Neziri.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.