19.08.2017 · përditësuar para 3242 dite1 min lexim
Kosova ka bërë mrekulli duke mposhtur Estoninë në ndeshjen e fundit të Grupit C dhe duke u kualifikuar si e dyta e grupit para Maqedonisë në fazën tjetër të kualifikimeve për botërorin “Kina 2019”, njofton Klan Kosova.
Ndeshja ka qenë dramatike deri më sekondat e fundit të ndeshjes, por basketbollistët kosovarë kanë arritur ta ruajnë qetësinë dhe të fitojnë me rezultat final 75-69.
Lojtari i ndeshjes ka qenë Dardan Berisha i cili ka arritur të realizoi 28 pikë dhe gjashtë asistime.
Tek estonezët u dallua Joesaar me 13 pikë.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.