Lajmet e fundit

Raporti i Progresit për Kosovën që për çdo vit përpilohet nga Komisioni Europian në kuadër të politikave të Zgjerimit të BE-së, ka konkluduar se Kosova ka bërë progres të dukshëm me nënshkrimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asociim në tetor të vitit 2015. Me vendosjen e marrëdhënieve kontraktuale në mes Kosovës dhe BE-së, ky raport vlerëson se Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm drejt integrimit në këtë organizatë europiane.
Sa i përket kriterit politik, Raporti i Progresit këtë vit vlerëson lart vendimin e Parlamentit të Kosovës për ta themeluar Gjykatën Speciale që do t’i hetojë krimet e supozuara të UÇK-së gjatë luftës së fundit në Kosovë. Përveç Gjykatës së Veçantë, vlerëson raporti, kriteri politik është përmbushur dukshëm edhe me nënshkrimin e marrëveshjeve në Bruksel, për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Marrëveshjet mbi energjinë, telekomin, urën e Mitrovicës dhe krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë, janë cilësuar si tejet pozitive në këtë raport.
Në këtë dokument është përmendur edhe dhuna e opozitës gjatë seancave të fundit parlamentare, e cila sipas Komisionit Europian ka pasur impakt negativ në funksionimin e parlamentit. Përmes këtij raporti bëhet thirrje për zgjidhje urgjente.
Mirëpo, sipas Raporti i Progresit vërejtje ka për sistemin gjyqësor të Kosovës duke theksuar rastet e shumta të korrupsionit që po e pengojnë funksionimin normal të këtij sektori. Mirëpo ka vlerësuar se themelimi i Task Forcës Anti-Korrupsion është hapi i parë drejt luftës kundër korrupsionit.
Ky raport adreson kritika karshi zhvillimit ekonomik në Kosovë, duke theksuar se në Kosovë s’ka rritje ekonomike si pasojë e pasigurisë politike dhe konsumit të ulët privat.
Kosova ka bërë progres sa i përket përafrimit me Standardet e Bashkimit e Europian. Progres është vërejtur në prokurimin publik, mirëpo Kosova duhet ta forcojë kapacitetin e trupës prokuruese. Sa i përket kontrollit financiar, ka përmirësim të dukshëm, mirëpo duhet të bëhet ende punë e përpjekje që kontrolli financiar në institucionet publike ai administrata dhe ndërmarrje publike të kontrollohet, transmeton Klan Kosova.