Lajmet e fundit
Kandidati i djathtë për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova u ndal tek rruga e Durrësit për t’u prezantuar banorëve planin e tij për arsimin në kryeqytet.

“Në 10 shkolla të reja është llogaritur që të strehohen rreth 7.200 nxënës, ndërsa 34 shkolla të tjera do të rikonstruktohen, që të kenë biblioteka dixhitale, ambiente për stomatologun, për psikologun. Pra, të ndjekim disa parametra në mënyrë që t’i kapim në kohë problemet shëndetësore ose të bëjmë të mundur parandalimin e tyre. Ne kemi llogaritur edhe një lloj fondi për trajnimin e mësuesve për ngritje profesionale. Ndërkohë, nëse përreth shkollës ka terrene ku nuk ndërtohet gjë, por ka një pronar, atëherë bashkia do t’ia blejë tokën pronarit kur ai nuk bën dot asnjë lloj aktiviteti për shumë arsye. T’ia blejë në mënyrë që të zgjerojmë mundësitë për kohën e lirë të nxënësve”, tha Kosova.
Ndërkohë, në një takim me banorët e zonës së Kodrës së Priftit, Kosova u ndal tek projektet e infrastrukturës.
“Projekti ynë është ndërtimi i rrjetit të kanaleve të ujërave të zeza dhe kanaleve të ujërave të bardha. Është për të gjithë lagjen, jo vetëm për një rrugë. Domethënë, kur do të bëhet do të bëhet si bllok dhe jo vetëm për një rrugë”, tha Halim Kosova.
/ Top Channel