Lajmet e fundit

Ministri i Drejtësisë,. Hajredin Kuçi, ka pritur sot në takim drejtorin e projektit zviceran për mbështetje të sistemit noterial të KosovësMichel Marlot.
Kuçi pasi foli për punët që janë bërë në fuqizimin e sistemit noterial në Kosovë, theksoi vullnetin për të bashkëpunuar më tutje në ofrimin e shërbimeve sa më të mira dhe më profesionale për qytetarët.
Në këtë takim u diskutua për efektin që sistemi noterial i ka sjellur sistemit të drejtësisë, në veçanti në punën e gjyqësorit, duke liruar këta të fundit nga disa përgjegjësi që kanë pasur deri me tani. Gjithashtu, u diskutua për mundësitë e avancimit të mëtutjeshëm të sistemit të noterisë përmes plotësimit dhe ndryshimit të ligjeve, por edhe rritjen e zbatimit në praktikë të legjislacionit.
Kuçi e Marlot folën edhe për rëndësinë e bashkëpunimit të sistemit të noterisë me institucionet e tjera të drejtësisë, në mënyrë që së bashku t`u ofrohen qytetarëve shërbime sa më të mira dhe profesionale.