Lajmet e fundit

Republika e Kosovës do të hapë Konsullatën e saj në Des Moines, Ajova.
Këtë e ka bërë të ditur ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku përmes një postimi në Facebook.
“Të nderuar që nga nesër, bashkë me atasheun ushtarak të Republikës së Kosovës Gjeneral Xhavit Gashi do të jemi në Iowa. Pas një pune intensive të bërë nga Gjeneral Gashi dhe pararendësi im , z.Akan Ismajli, me datën 29 Janar, Republika e Kosovës do të hapë Konsullatën në Des Moines, Iowa” ka shkruar Çitaku, transmeton Klan Kosova.
Ajo ka thënë gjithashtu se të pranishëm në ceremoni do të jenë zyrtarë të lartë nga Republika e Kosovës dhe nga shteti i Ajovasë.