Lajmet e fundit

Ministria e ngarkuar për Dialog, Edita Tahiri, ditën e enjten e shpalli historike për Qeverinë e Kosovës,
Kjo pasi që nga Organizata Ndërkombëtare e Telekomunikacionit erdhi lajmi i kodit telefonik për Kosovën, transmeton Klan Kosova.
Rëndësia e këtij kodi po thuhet të jetë e madhe në shumë aspekte. Për këtë arsye, Tahiri, nuk pranoi të flas për asnjë temë tjetër që lidhet me dialogun e zhvilluar me palën serbe.
Përveç kësaj, përfitime të mëdha po paralajmërohet të ketë edhe në aspektin financiar. Kështu të paktën po paralajmëron kreu Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Kreshnik Gashi.
Këtu u bë e ditur se përfundimisht kodi i telefonisë mobile e fikse në Kosovë do të filloj se implementuari brenda një periudhe njëmujore.
Për më tepër mund ta shikoni kronikën e përgatitur nga Avdyl Pajaziti.