Lajmet e fundit

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa është zotuar se qeveria që drejton ai , procesin e reformës në Administratën Publike do ta bëjë sipas standardeve evropiane.
Këto komente shefi i qeverisë i bëri në hapjen e sesionit për prioritetet e reformës në administratën publike ku ishte i pranishëm edhe drejtori për shtetet e Ballkanit Perëndimor në Komisionin për Fqinjësi dhe Zgjerim, Jean-Eric Paquet.
Nga ana tjetër drejtori për shtetet e Ballkanit Perëndimor në Komisionin për Fqinjësi dhe Zgjerim, Jean-Eric Paque tha se kryesimi i këtij këshilli është një dëshmi se administrata e Kosovës është përkushtuar reformimit dhe funksionimit të administratës.