Lajmet e fundit

Në njësinë numër 9 të kryeqytetit, Halim Kosova ka bërë premtimin për pensionistët, se do të kujdeset për ta në gjithë Tiranën, shkruan Top Channel.
“Duke u ofruar shumë lehtësira në jetën e përditshme, duke u ofruar, jo vetëm ambientin, se kjo është elementare, por kafe me çmim me të ulët, ujë me çmim më të ulët. Nuk më pëlqen fare kur i gjej vende-vende me ca tenda ku futen për të kaluar kohën duke luajtur domino, por duke u gjetur tamam siç ata e meritojnë për punën dhe dinjitetin që kanë. Do të bëj që në çdo lagje apo në çdo ndërtim të ri që do të bëhet, një ambient të veçantë për moshat e treta”, tha Kosova.
Kandidati i së djathtës për Tiranën u ka kërkuar votën edhe socialistëve.Ai ka premtuar se kudo do të shtojë ambientet publike dhe do të ketë në projektet e tij hapësira të gjelbërta.