Lajmet e fundit

Hajdari shtoi se megjithëse ligji i Kosovës lejon gjykimin në mungesë, vendimet janë pothuajse të pazbatueshme në raste të tilla. Ajo shtoi se mbi 1,000 raste krimesh lufte janë në pritje.
Aktakuza më e fundit akuzonte një shqiptar etnik, të identifikuar vetëm me inicialet M.A., për përfshirje në kryerjen e krimeve të luftës kundër civilëve në fshatin Izbicë më 28 mars 1999, kur forcat serbe vranë gjithsej 147 shqiptarë të Kosovës.
Ambasadori britanik në Prishtinë, Nicholas Abbott, në prezantimin e raportit tha se hetimi i krimeve të luftës në Kosovë mund të përshpejtohej, nëse do të kishte bashkëpunim gjyqësor ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Abbott tha se një sfidë e madhe është se shumë nga autorët e krimeve tani kanë vdekur, ose nuk janë në Kosovë, si i dyshuari M.A., i cili jeton në Beograd. Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe nuk i ekstradon të dyshuarit në Prishtinë.
Abbott shtoi se një problem shtesë është se “shumë të mbijetuar janë të vdekur, ose shumë të moshuar për të dëshmuar”.
Nga viti 2000 deri në vitin 2008, krimet e luftës në Kosovë janë hetuar nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK. Pas vitit 2008, misioni i BE-së për sundimin e ligjit EULEX ishte përgjegjës për hetimin e krimeve të luftës.
EULEX përfundoi procesin e dorëzimit të dosjeve të krimeve të luftës në prokurorinë dhe gjykatat e Kosovës në vitin 2018, dhe raste të tilla tani janë në duart e gjyqësorit vendas/balkaninsight.