18.02.2018 · përditësuar para 3087 dite1 min lexim
Alain Terrenoirre, Presidenti i International PanEuropean Union, ka thënë se Kosova e ka të drejtën e plotë për të qenë pjesë e Bashkimit Europian, njofton Klan Kosova.
Ai kërkoi nga të gjitha vendet anëtare të PanEuropean që ta ndihmojnë Kosovën në aspiratat e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Terrenoirre, këto komente i ka bërë në konferencën ndërkombëtare “Një dekadë Pavarësi – Rruga Europiane e Kosovës”, e cila është duke u mbajtur për nder të dhjetëvjetorit të Pavarësisë.
Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, në këtë konferencë ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Europian, nuk ka vetëm interes ekonomi, por sipas tij është edhe qëllimi më i lartë gjeostrategjik i Kosovës.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.