Lajmet e fundit

Kosova nuk përjashtohet nga rreziku prej sulmeve terroriste. Pjesëmarrja e kosovarëve në ISIS, si dhe përkrahja e Kosovës nga vendet perëndimore e bënë këtë të fundit të ekspozuar ndaj akteve terroriste.
Por, sipas ushtarakëve dhe njohësve të sigurisë është faktori ndërkombëtar prezent në Kosovë, ai që i bën banorët kosovarë më të sigurt ndaj terroristëve. Megjithëkëtë ata bëjnë thirrje që mekanizmat institucionalë të ngrenë nivelin më të lartë dhe Kosova të jetë e gatshme që të përballet me çfarëdo sfide.
Njohësi i çështjeve të sigurisë dhe ish-oficeri i luftës, Naim Maloku, thotë se ISIS tani po paraqet rrezik global, prandaj, sipas tij, mund të thuhet se Kosova është e rrezikuar nga mundësia e ndonjë akti terrorist si çdo vend tjetër në rajon, apo jashtë rajoni, shkruan gazeta Zëri.
Maloku thekson se janë disa faktorë të cilët ndikojnë në shkallën e rrezikshmërisë nga mundësia e ndonjë akti të mundshëm terrorist në vendin tonë.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në linkun e mëposhtëm:
http://zeri.info/kronika/64077/kosova-e-rrezikuar-nga-sulmet-terroriste/