Lajmet e fundit

Gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë është miratuar edhe raporti me listën e numrit të Dëshmorëve të Kombit, sipas shënimeve të ofruara nga puna e Komisionit Qeveritar për njohjen e statusit të pjesëtarit, veteranit, invalidit dhe dëshmorit të Luftës së UÇK-së. Numri i dëshmorëve të kombit, sipas listave aktuale është 2961.
Kryeministri Ramush Haradinaj ka kërkuar nga të gjitha institucionet të veprojnë shpejt dhe drejtë në trajtimin e shpronësimeve të pronave për nevojën e mihjes së thëngjillit, ku ka tendenca të aktiviteteve për ndërtim të objekteve të reja, transmeton Klan Kosova.