Lajmet e fundit

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, vizitoi kadetët e Forcave të Sigurisë së Kosovës, njofton Klan Kosova.
Veseli para kadetëve tha se ka zgjedhur të bashkëbisedojë me ta, ngaqë vendi është para një vendimi të rëndësishëm, duke iu referuar transformimit të FSK-së.
Kryeparlamentari u tha kadetëve, se ky transformim nuk do të shkoj më larg se javën e ardhshme.
Qysh sot Veseli tha se do ta dërgoj draftligjin edhe në Qeveri, që edhe ata të japin mendimin e tyre, ndërsa më pas do të zbatohen të gjitha procedurat e Kuvendit.
Ai ka shtuar se transformimi i FSK-së do ta vë Kosovën si partner të besueshëm dhe lojal të vendeve anëtare të NATO-s, dhe se misioni i saj do të jetë tërësisht paqësor.