Lajmet e fundit

Zëvendësrkryeministri Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se Kosova e ka proceduar aplikimin për në agjencinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim Shkencë dhe Kulturë (UNESCO).
“Sapo aplikuam për anëtarësi në UNESCO, agjencionin e OKB për arsim, shkencë dhe kulturë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
Sipas Thaçit, ky veprim vjen pas një konsultimi me partnerë dhe pas 130 takimeve me delegacione të UNESCO-s që janë zhvilluar këtë vit.
Ai e ka cilësuar aplikimin e Kosovës në UNCSCO si shumë të mirë për Kosovën.
“Ky është një hap që fuqimisht zgjeron interaksionin tonë global. Presim që në nëntor të hyjmë në këtë organizatë shumë të rëndësishme”, ka shkruar zëvendëskryeministri.