Lajmet e fundit

Autobotet me naftë e gazë që u nisën nga Serbia u ndaluan të hyjnë në Kosovë të mërkurën.
Kështu shteti i Kosovës edhe zyrtarisht nisi një masë reciprociteti ndaj shtetit fqinj.
Atyre nuk do të i’u njihen nga autoritetet kosovare, certifikata e njohur si ADR, njofton Klan Kosova.
Këtë masë ministrja për Tregti e Industri Hykmete Bajrami, e tregoi para kabinetit qeveritar e cila tha se për embargon e Kosovës, ndaj serbëve, njoftuan dhe Brukselin zyrtar.
Drejtori i zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq që po qëndron në Graçanicë tha se masat e mara nga Prishtina, nuk i kanë mirëpritur fare.
Gjuriq, ka thënë se tashmë pala serbe pret të bisedojë me faktorin ndërkombëtar për ndalesën e eksportit të naftës dhe gazit, nga vendi i tij në drejtim të Kosovës.
Kronikë nga Besnik Tahiri.