Lajmet e fundit

Institucionet e Kosovës ia kanë aprovuar lejen presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për të bërë vizitë në fundjavë.
Është ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, që ia ka ndezë dritën jeshile vizitës së Vuçiq.
“Sipas kërkesës, që është parashtruar nga Presidenti i Serbisë ndaj Institucioneve të Republikës së Kosovës për vizitë në Kosovë, ne i kemi dhënë leje për këtë vizitë dhe presim që ai të sillet mirë dhe të respektojë rregullat e lejes gjatë qëndrimit në Republikën e Kosovës”, thuhet në një përgjigje të MPJ-së për klankosova.tv.
Vuçiq ka njoftuar se do të zhvillojë vizitën në Kosovë pas vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq.