Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, nëpërmjet një statusi në Twitter bëri më dije se mauneve shqiptare në pikën kufitare me Kosovën u ishte vendosur tarifë për të dezinfektuar kamionët.
Pas statusit të Ramës është marrë vendimi për anulimin e tarifës.
Njoftim
Pezullohet kontrata për dezinfektimin e kamionëve që vijnë në Republikën e Kosovës.
Dezinfektimi i kamionëve parashihej në kuadër të masave për luftimin e pandemisë së COVID-19.
Nga ky moment importuesit nuk kanë nevojë t’i dezinfektojnë maunet në pikat kufitare./tch
●●●
Shpërndaje këtë artikull
N
SHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.