Lajmet e fundit

Mbi 25 milion dollarë Kosova do fitojë si grant nga Shtete e Bashkuara të Amerikës, nëpërmjet programeve të USAID.
Nikoqiri i nënshkrimit të marrëveshjes, presidenti Hashim Thaci, tha se gjithë kjo është një shtytje për institucionet kosovare, që të bëjnë më shumë, duke ditur se e kanë ndihmën e Washingtonit.
Ndërsa ambasadori amerikan, Greg Delawie, tha se dy shtetet po e thellojnë bashkëpunimin cdo ditë e më shumë, por se institucionet vendore, duhet të tregojnë vetën, në disa fusha.
Amerikani i parë në Kosovë, tha se bashkë me grantin e së martës që nga 1999, vetëm neper mjet USAID-it, kanë investuar në Kosovë, 800 milionë dollarë.
Pos Thacit dhe Delawie, firmë mbi ndihmën e re amerikane për kosovarët vunë edhe drejtori i USAID për Kosovë, James Hope, si dhe Margot Ellis, zyrtare e lartë e kësaj agjencie për Evropë dhe Azi.
Kronikë e Besnik Tahirit.