Lajmet e fundit

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme Valon Murtezaj, ka treguar se sapo ka dalë nga manifestimi kryesor i Paneuropa Congress që është duke u mbajtur në Vejnë.
Murtezaj ka treguar se para një audience të madhe ka folur për të ardhmen e Kosovës në Europë.
“Para një audience të jashtëzakonshme pata kënaqësinë të mbaj fjalim për të ardhmen e Europës dhe të ardhmen e Kosovës në Europë”.
“Kosova është Europë”.
“Europa është fati ynë i përbashkët.
“Na jepni mundësinë dhe do të shihni që do të jemi europianë të mirë”.
