Lajmet e fundit

Objekti i ish-tjegullores në Prishtinë nuk është shndërruar në muze të gjenocidit, as pas dy vjetësh prej kur ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, e mori këtë nismë.
Vitin e kaluar, pa ndonjë plan konkret, për këtë ide u ndanë 100 mijë euro me amandamentin e propozuar nga ish ministri i Kulturës, Kujtim Gashi. Me ndërrimin e qeverive këto mjete u ridestinuan.
Ky plan do të mund të shihte dritë, vetëm përmes ligjit për muzetë. Meqë ky i fundit nuk është në planin legjislativ të ekzekutivit, në Partinë Demokratike, ish-kreu i së cilës mori këtë nismë, thonë se do ta bëjnë vetë.
Në Ministrinë e Kulturës thonë se tashmë kanë ndërmarrë hapat e parë në këtë drejtim.